Elis Bakaj është një ndër lojtarët më të përfolur në këtë merkato dimri, pasi sulmuesi kryeqytetas është një futbollist i lirë. Në këtë mënyrë shumë media kanë shkruar për të duke e çuar në disa skuadra të njohura si Tirana apo Shkëndija e Tetovës. Për këtë newsport.al ka kontaktuar 29-vjeçarin, i cili u shpreh:
“Jemi akoma në bisedime me disa ekipe. Deri tani nuk ka asgjë konkrete. Së bashku me menaxherin tim nuk kemi vendosur akoma. Në ditët në vijim pritet ta vendosim se ku do të luaj në vazhdim”, ka përfunduar për newsport.al, Elis Bakaj.