Stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” ka mbyllur historinë e tij në kryeqytet për të hapur një tjetër kapitull jashtë Tiranës. Pjesët e padëmtuara të tij janë transferuar në Patos për tu bërë pjesë e stadiumit modest “Alush Noga”.
1650 stolat e parë janë instaluar për ti dhënë një tjetër pamje këtij stadiumi ndërkohë që në ditët në vazhdim do të vendosen edhe 300 stolat të tjerë për të kompletuar këtë impiant të vogël.
Skuadra e Albpetrolit do të ketë gati një stadium të ndryshuar tërësisht për sezonin e ri 2016-2017.
Veç stolave, të tjera pjesë nga ish stadiumi kombëtar qëndrojnë në pritje për tu instaluar diku tjetër. Impianti ndriçimit sipas të gjitha gjasave do të zhvendoset në Kukës, por koha se kur do të bëhet diçka e tillë ende nuk bëhet e ditur.
Pamja e stadiumit të rinovuar në Patos