Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

LAJMI I FUNDIT/ Refuzuan dushet në Përmet, humbasin ndeshjen në tavolinë

Shkruar nga NEWSPORT
LAJMI I FUNDIT/ Refuzuan dushet në Përmet, humbasin ndeshjen në

Komisioni i Disiplinës ka dënuar skuadrën e Delvinës me humbje në tavolinë të ndeshjes kundër Përmetit, rezultatin 3-0.

Shkak për këtë vendim të Komisionit të Disiplinës vjen pasi Delvina refuzoi kushtet e ofruara nga klubi i Përmetit, dhomat e zhveshjes dhe dushet që ishin improvizuar pasi ambientet e brendshme të stadiumit përmetar janë në rikonstruksion e sipër.

Ekipit të Delvinës iu dukën të papërshtatshme këto kushte dhe refuzoi të dilte në fushën e lojës për të zhvilluar takimin e javës së 16-të të Kategorisë së Dytë në Grupin B.

Vendimi i Disiplinës për takimin Përmeti-Delvina:

6.KF “Delvina” per arsye refuzimi te luaj ndeshjen perkatese me KF “Permeti”,denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga