Nelson hysa 33 vjeç dhe ish- kampion i peshave të rënda në boks është plagosur me arme zjarri ditën e djeshme teksa po dilte nga berberi dhe po drejtohej automjetit te tij.
11 herë kampioni i peshave të rënda është dërguar menjehëre në spitalin rajonal te shkodrës ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, ndërsa mësohet se plumbat e kane kapur në pjesen e poshtme të barkut.
Ndërkohë policia në një njoftim zyrtar për mediat thotë se e ka identifikuar autorin dhe është në ndjekje të tij.
Njoftimizyrtar i policisë:
"Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar për plagosjen me armë zjarri të shtetasit N.H, ndodhur më 06.05.2017.
Brenda një kohe të shkurtër policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes së djeshme, ku rreth orës 14:30 në vendin e quajtur "Ura Dervishbeg", Shkodër është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi N. H., 33 vjeç.
Si rezultat i veprimeve të shpejta proceduriale të kryera nga Specialitët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në D.V.P.Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë Shkodër, është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim autorit të dyshuar V.K , 21 vjeç, banues në Shkodër.
Vijon puna për kapjen e tij.
Në vendin e ngjarjes është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një gëzhojë model 54 e kalibrit 7.62 mm.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale "Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", të parashikuara nga nenet 78,22,25 e 278 të Kodit Penal."