Partizani do të kthehet nesër në Tiranë. Klubi i kuq ka ndryshuar axhendën sërish, pasi më parë përcaktoi që do të qëndronte në Antalia deri në datë 19 janar. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në facebook, 15 herë kampionët e vendit bëjnë me dije që do të kthehen në Tiranë për të vijuar përgatitjet në Pezë-Helmas.
” Ekipi i ka dhënë fund përgatitjeve në Antalia të Turqisë dhe të martën do të udhëtoj drejt Tiranës. Ndonëse ishte përcaktuar që minifaza përgatitore të shtyhej deri të në datë 19 Janar, Drejtuesit kanë vendosur ti përmbahen programit të përcaktuar më parë, për të vijuar përgatitjet në kryeqytet. Minifaza përgatitore ka rezultuar e suksesshme fakt i cili është konfirmuar edhe nga traineri Starova ku lojtarët kanë marrë ngarkesën e nevojshme duke dhuruar edhe paraqitje pozitive në testet miqësore të luajtura në tokën turke. Kujtojmë se përgjatë qëndrimit në Antalia ekipi zhvilloi 3 ndeshje miqësore ndaj skuadrave , Fenerbahçe , Qabala dhe Qabala U 21 duke rregjistruar 2 fitore dhe një humbje me një golavarazh 9 – 6 . Tashmë skuadra do të vijoj përgatitjet në Tiranë në kompleksin sportiv “Internacional Tirana” në Pezë në prag të përballjes së parë zyrtare të vitit 2017 atë ndaj Luftëtarit.
#PërjetMeTyPartizan”, shkruhej në njoftimin e Partizanit.