Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ Partizani dhe Luftëtari në garë për lojtarin e Korabit, mbrojtësi një hap larg të kuqve

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Partizani dhe Luftëtari në garë për lojtarin

Ardit Peposhi mund të bëhet lojtar i Partizanit. Të kuqtë janë në garë me Luftëtarin, i cili dëshiron të përfitojë shërbimet e 23-vjeçarit. Megjithatë burime për newsport.al bëjnë me dije që drejtuesit e 15 herë kampionëve të Shqipërisë kanë avancuar në bisedime dhe firma e lojtarit tek të kuqtë mund të jetë çështje orësh. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia e ndonjë surprize në çastet e fundit, nga drejtuesit e klubit gjirokastrit.

Kujtojmë që Peposhi luajti në këto 2 faza të para të Superiores me Korabin. 23-vjeçari si pozicion natyral është mesfushor, por me dibranët është aktivizuar si mbrojtës i majtë. Kalimi i tij te Partizani, do të thoshte një alternativë më shumë në krahun e majtë, megjithatë orët e ardhshme do të na mësojnë të ardhmen e Peposhit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga