
Nesër në orën 19:00 starton takimi i shumëpritur për dy tifozeritë e kryeqytetit, derbi mes Tiranës dhe Partizanit.
Shitja e biletave për të ndjekur këtë takim nga stadiumi "Selman Stërmasi" ka fillur që ditën e djeshme paradite.
Burime për newsport.al bëjnë me dije se deri më tani janë shitur plot 1200 bileta ndër të cilat 700 janë për tifozët e kuq dhe 500 për ata bardheblu.
Pritet që interesi për biletat të vijë në rritje në orët në vijim.
Poll