Partizani do të luajë kundër Kukësit në kuadër të javës së 32-të të Superiores. Kjo ndeshje është deçizive për sa i përket objektivit të dy ekipeve, titullin kampion.
Teksa ishte përfolur se ky takim do të zhvillohej të premten, klubi i Partizanit ka zbuluar se ndeshja është vendosur të luhet ditën e shtunë në orën 19:00.
Pritet numër i konsiderueshëm tifozësh në shkallët e stadiumit “Selman Stërmasi” duke qenë se të dy skuadrat kryesojnë Superioren me pikë të barabarta.