
Enriko Papa nuk do të jetë pjesë e Teutës për sezonin e ri. Lajmin e ka bërë me dije vetë sulmuesi i durrsakëve përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook. 24-vjeçari shkruante: "Nga ky moment nuk jam më pjesë e ekipit të Teutës. I uroj suksese ekipit dhe lojtarëve", përfundonte ai.
Ndërkohë që ka postuar edhe foton ku tregon ndërprerjen e marrëveshjes me konsensus, duke u bërë një lojtar i lirë.
Kujtojmë që Papa iu bashkua Teutës në merkaton e kaluar verore duke u transferua nga bardheblutë te ekipi durrsak. Me djemtë e detit u aktivizua në katër ndeshje ku arriti të shënonte vetëm një gol.
[gallery columns="1" size="full" ids="127756"]
Galeria fotografike ()
Poll