Skuadra e Tiranës ka nisur përgatitjet në kryeqytet në kuadër të fazës së tretë të Superiores. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi bardheblu bën me dije që Gentian Muça ka i është bashkuar ekipit duke lënë pas dëmtimin muskular në shpinë. Ndërkohë mësohet edhe gjendja e Dorian Kërçikut, teksa shkruhet:
"Pas kthimit nga Turqia, skuadra ka rinisur përgatitjet sot në kompleksin “Skënder Halili” nën drejtimin e trajnerit Mirel Josa. Me bardheblutë është bashkuar në stërvitje Gentjan Muca që ka lënë pas dëmtimin muskular në shpinë, ndërkohë që shumë shpejt i gatshëm do të jetë dhe Dorian Kerciku.
Stërvitja do të vijojë sërish nesër në qendrën stërvitore ndërkohe të shtunën, Tirana do të përballet me Luftëtarin në një ndeshje të fundit miqësore. Kampionati do të rinisë në datën 28 janar me ndeshjen Teuta – Tirana", përfundon njoftimi i bardhebluve.
Kujtojmë që ndeshja Teuta - Tirana është përcaktuar të luhet në datë 28 janar, ditën e shtunë, në orën 17:00, në stadiumin "Niko Dovana".
[gallery columns="1" size="full" ids="75017"]