Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ Moment i vështirë për Tiranën, por sot gëzojnë tre lojtarë bardheblu

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Moment i vështirë për Tiranën, por sot

Tirana po kalon momentin më të vështirë në këtë sezon të Superiores, teksa tashmë rrezikon seriozisht mbijetesën. Të premten luajnë derbin kundër Partizanit dhe rezultati pozitiv është objektivi i vetëm. Sot, tre lojtarë bardheblu janë grumbulluar me Kombëtaren U-19. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Klisman Caken, Ronaldo Zenunin dhe Elvi Berishën. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare klubi bardheblu bënte me dije:

"Klisman Cake, Ronaldo Zenuni dhe Elvi Berisha jane tre lojtaret bardheblu te grumbulluar nga Kombetarja U-19. Te tre futbollistet i jane bashkuar sot skuadres se perzgjedhur nga trajneri Erjon Bogdani per kualifikueset e Kampionatit Europian 2018. KF Tirana i uron suksese ne aventuren e tyre me ngjyrat kuqezi", përfundon njoftimi i Tiranës.

[gallery columns="1" size="full" ids="103933"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga