
Gledi Mici u zyrtarizua ditën e sotme në skuadrën e Skënderbeut. Anësori i mbrojtjes është shprehur i lumtur për këtë hap që ka hedhur në karrierën e tij, duke iu bashkuar kampionëve të Shqipërisë. Gjithashtu 25-vjeçari nuk ka harruar të falënderojë edhe ekipin e Kukësit së bashku me tifozët verilindorë.
" Zyrtarisht pjesë e ekipit kampion. I lumtur për këtë hap të reëndësishëm. Një falënderim për ekipin e Fk Kukësit dhe tifozët e vërtete kuksianë", shkruan Mici në Instagramin e tij.
Gledi Mici ishte sezonin e kaluar pjesë e Kukësit duke qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm për formacionin verilindor. Ai tashmë ka zgjedhur të vazhdojë aventurën e tij me kampionët e Korçës.
[gallery columns="1" size="full" ids="27115"]