
Renato Malota prezantohet të hënën te Partizani. Pas lajmit ekskluziv nga newsport.al që Malota ka nënshkruar me Partizanin, tashmë mësohet se kur do të prezantohet qendërmbrojtësi. Lezhjani është një përforcim i rëndësishëm për të kuqtë e kryeqyetit, megjithëse vendi i titullarit në formacion është shumë i vështirë, pasi ekipi i drejtuar nga Sormani është i mbipopulluar në atë repart mbrojtje.
Kujtojmë që Malota ishte pjesë e Kukësit sezonin e kaluar, ndërsa në fillimet e tij ka qenë pjesë e Partizanit ku duhet përmendur sakrifica dhe mundi që ka dhënë ky lojtar për atë fanellë.
Poll