Erald Çinari mund të vishet i kuq. Klubi i Partizanit e pëlqen shumë shkodranin dhe tashmë po përgatitet oferta që 20-vjeçari të bëhet pjesë e 15 herë kampionëve të Shqipërisë. Për këtë, newsport.al ka kontaktuar vetë lojtarin i cili u shpreh: “Mund t’iu them që ka një interesim të Partizanit për mua. Nuk mund të them më shumë se kaq. Për momentin unë jam me pushime, por sërish ju konfirmoj që ka një interesim”, përfundoi për newsport.al Erald Çinari.
© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.