E ardhmja e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Frederik Veseli, mund të jetë kampionati turk.
Mediat turke kanë raportuar ditën e sotme se në tavolinat e diskutimeve të drejtuesve të Trabzonsporit për të përforcuar skuadrës, ka dalë emri i shqiptarit.
Trabzonspori është duke kërkuar një mbrojtës të djathtë dhe në mundësitë për të zgjedhur është shtuar edhe surpriza e madhe e De Biazit në listën e EURO 2016.
Veseli sezonin e shkuar u aktivizua te Lugano në Zvicër, ndërsa këtë sezon është duke kërkuar skuadër tjetër duke qënë se nuk rinovoi me zviceranët.
Së fundmi është folur që Veseli ka arritur një marrëveshje me Empolin, por një ofertë e mirë nga Turqia mund të ndryshojë planet e futbollistit.