
Luftëtari ka luajtur ndeshjen e parë miqësore në kuadër të përgatitjeve për fazën e tretë të Superiores. Skuadra e drejtuar nga Milinkoviç ka arritur të fitojë me rezultatin 4-3, ku afrikani Rexhinaldo ka arritur të vulosë fitoren.
Golat për bluzinjtë u shënuan nga Abazaj në minutën e 20 dhe 36. Më pas është Ramadani që shënon golin e tretë me anë të një 11-metërshi. Në minutën e 70-të Rexhinaldo shënon golin e katërt, duke vulosur fitoren e skuadrës së Gjirokastrës.
[gallery columns="1" size="full" ids="72602"]
Poll