
Stadiumi "Selman Stërmasi" tashmë është kthyer në një çështje mes dy skuadrave të kryeqytetit. Partizani kërkon të luajë në atë impiant, madje i ka çuar shkresë zyrtare drejtuesve bardheblu për t'i zhvilluar ndeshjet si pritës në atë stadium. Mirëpo deri më tani nuk ka asgjë zyrtare nga klubi i Tiranës. Për këtë newsport.al ka marrë një mendim nga Luan Pinari, i cili ka deklaruar:
"Unë jam i mendimit që Partizani të luajë në "Selman Stërmasi" dhe tifozët të rikthehen në stadium, pasi në Tiranë kanë më tepër mundësi për të qenë prezentë. Mua nuk më duket kaq problematike si çështje. Dua të ketë korrektësi edhe nga tifozët e Partizanit dhe mos të ketë dëmtime në stadium. Gjithçka duhet të jetë OK", ka përfunduar për newsport.al Luan Pinari.