
Luan Pinari është i ftuar në emisionin "Gol pas Goli" në rolin e analistit në Supersport. Ish mbrojtësi i Partizani foli për situatën e tifozëve të Tiranës, ku Fanaticsat kanë bojkotuar skuadrën. Pinari theksoi që ultrasit bardheblu e vuajnë këtë situatë që nuk mund të gjenden pranë ekipit të tyre të zemrës.
"Duhet thënë që këtë situatë e vuajnë tifozët bardheblu, konkretisht Fanatics-at që nuk mund të jenë pranë skuadrës së tyre. Ndoshta dje i kemi parë në stadium, por sigurisht jo të grupuar duke shpalosur koreografitë e tyre", deklaroi Pinaroi.
Poll