Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ Luajti në miqësore me Korabin, flet Albi Dosti: Ja e ardhmja ime

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Luajti në miqësore me Korabin, flet Albi Dosti: Ja e

Albi Dosti ishte lojtari që u aktivizua në ndeshjen miqësore që Korabi luajti kundër Erzenit ditën e mërkurë. Mesfushori i njohur i Superiores nuk arriti të konkretizonte marrëveshjen me klubin dibran pasi palët nuk kishin rënë dakord përsa i përket kushteve të kontratës.

Së fundmi ai është kontaktuar nga newsport.al për të mësuar diçka rreth të ardhmes së tij. Dosti u shpreh se është në bisedime me disa skuadra të Superiores, por për momentin nuk është vendosur asgjë nga ai.

"Jam në bisedime me disa skuadra të Superiores. Për momentin nuk kam vendosur akoma. Së shpejti do të mësoni të ardhmen time. Iu siguroj që do të jetë ekip i Kategorisë së Parë", përfundoi për newsport.al Albi Dosti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga