I ftuar në eventin e organizuar nga FSHF “Gjithçka për Fëmijët” është edhe Lorik Cana. Ai ka folur lidhur me këtë projekt, i cili është mjaft i dobishëm sipas tij dhe që ndikon drejtpërdrejt në të ardhmen e futbollit shqiptar. Ai ka theksuar se është një ndër punët më të mira që Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë vitet e fundit.
“Nuk ka të bëjë vetëm me futbollin por me të ardhmen e tij. Janë bërë investime të mëdha për plane të mëdha. Mbi shpatulla kam një peshë më të rëndë se ajo në fushën e blertë. Është bërë një punë e madhe nga të gjithë për të bërë që gjithçka të shkojë mirë. Duam të ngrejmë një të ardhme të ndritur për futbollin shqiptar. Po bëjmë gjithçka që fëmijët të rriten të shëndetshëm”, është shprehur ndër të tjera, Lorik Cana.