
Skuadra e Korabit ka nisur përgatitjet në kuadër të fazës së 3-të të Superiores. Ekipi i drejtuar nga trajneri Gerd Haxhiu do të luajë ditën e shtunë një ndeshje miqësore kundër Bylisit. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në facebook, klubi dibran bën me dije detajet e sfidës.
" E Shtune | KF Korabi - FK Bylis | Ora 13:00 | 'Peze Helmes'", shkruhej në njoftimin e Korabit. Në këtë mënyrë tekniku Gerd Haxhiu do të ketë mundësi të shohë gjendjen e lojtarëve që ka në dispozicion.
[gallery columns="1" size="full" ids="72664"]
Poll