Shqiptarët janë të njohur për çudirat e tyre që ofrojnë në çdo moment. Çudia e radhës vjen nga sporti, ku Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, përmes një statusi në "Facebook", kërkon njerëz vullnetarë të cilët duhet të ndjekin të gjitha aktivitetete Ditëve Olimpike që do të zhvillohen në Shqipëri.
Personat e angazhuar duhet të ndihmojnë në organizimin e aktiviteteve sipas udhëzimeve dhe gjatë zhvillimeve ata duhet të realizoojnë foto ose video.
KOKSH njofton gjithashtu se do mbulojë shpenzimet e udhëtimit. Personat që posedojnë një mjet do ta kenë më të lehtë të udhëtojnë ndërsa të tjerët duhët të marrin transportin publik për të udhëtuar drejt destinacionit.
"NJOFTIM
Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar eshte i interesuar te angazhoje 4 persona vullnetar per periudhen 15 Mars- 15 Qershor 2017, te cilet do te ndjekin aktivitete e Diteve Olimpike qe do te zhvillohen neper te gjithe Shqiperine.
Ne baze te kalendarit te aktiviteteve KOKSH do te njoftoje 2 deri 3 dite me perpara per vendin ku duhet te shkohet per te ndjekur realizimin e aktivitetin. Personi i angazhuar duhet te ndihmoje ne organizimin e aktivitetit sipas udhezimeve te Koksh ,dhe gjate zhvillimit te tij te realizoje foto dhe video, ndaj eshte e nevojshme qe personi te kete aftesi per te bere foto te mira.
Koksh do te mbuloje shpenzimet e udhetimit dhe ushqimit per personin , te cilet duhet te marin persiper organizimin e udhetimit me mjetin e tyre ose transport publik.
Te gjithe personat e interesuar te kontaktojn ne Inbox, brenda dates 10 Mars 2017"