
Javën e ardhshme do të luhet finalja tjetër e sezonit, por këtë herë për mbijetesë. Vllaznia dhe Tirana janë dy skuadrat më të rrezikuara për të zbritur një kategori më poshtë, ndaj futbollistët shkodranë kërkojnë mbështetjen maksimale nga tifozët e tyre.
Një ndër ta është Erdenis Gurishta, i cili përmes një statusi në facebook-un e tij i bën thirrje të gjithëve për të mbështetur skuadrën dhe në fund të arrijnë të mbijetojnë në Superiore.
"Jena para një momenti delikat. S'asht momenti me kërku falje apo me gjet fajtorë, tan bashkë e kena sjellë Vllazninë në kyt gjendje dhe tan bashkë do ta nxjerrim prej ksaj situate. Prandaj po e shkruj kyt status vetëm që t'iu kërkoj kush e don Vllaznin dhe Shkodrën me gjithë zemër të jetë i pranishëm të shtunën në stadium. Jo vetëm të jeni të pranishëm, po t'na mbështetni që nga minuta e parë deri në të 90-tën! Ne nuk kena frikë askënd. Ne jena djem Shkodre. Ne do ia dalim. Ne do ia dalim", përfundon Gurishta në facebook-un e tij.
[gallery columns="1" size="full" ids="112244"]