Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Lajmi i fundit / Flamurtari drejt firmës me talentin e Dinamos

Shkruar nga NEWSPORT

Jo vetëm lojtarë të huaj, por edhe shqiptarë të talentuar, kjo është merkato e Flamurtarit për sezonin e ardhshëm futbollistik. Klubi kuqezi, pankinën e të cilit e ka rimarrë Gugash Magani, po bën disa afrime në merkaton e verës, ku deri më sot është vënë re numri i të huajve që është shtuar, ndërsa duket se stafi ka nisur të mendojë edhe për shqiptarët.

[caption id="attachment_12862" align="alignleft" width="300"]murataj Valentino Murataj kur luante për Olimpik Tirana[/caption]

Së pari janë bërë seleksionimet me grupin e të rinjve dhe skuadrës B, ndërsa nesër do të vijë dhe “goditja” e radhës në merkato. Bëhet fjalë për Valentino Muratajn, mesufshorin e talentuar të Dinamos. Ai është 19-vjeç dhe sezonin e shkuar luajti për 18-herë kampionët e vendit që militojnë në Kategorinë e Parë. Shënoi 2 gola dhe u aktivizua 1102 minuta.

Debutimin në Superiore e ka bërë me Bylisin, ku ka shënuar gol në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë në nëntor të vitit 2013 kundër Dinamos, ndërsa u transferua nga skuadra mallakastriote te të rinjtë e Olimpikut e pas kësaj u aktivizua me Partizanin, ku u shpall kampion një vit më parë me skuadrën U-19 të të kuqve, por pa siguruar një kontratë ta në fund të sezonit me “demat”.

Sot lojtar i lirë dhe është në vëmendjen e vlonjatëve, me të cilët menaxherët e futbollistit mësohet të kenë zhvilluar bisedën parprake. Nesër Murataj pritet të zbresë në Vlorë për detajet e fundit të kontratës, por edhe për të firmosur.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga