
Elbasani është mposhtur me rezultatin 2-0 nga Sopoti i Librazhdit. Verdhezinjtë me këtë rezultat bien një kategori më poshtë, ndërsa Sopoti mbetet në Kategorinë e Parë.
Ky takim u luajt në stadiumin "Selman Stërmasi". Për librazhdiotët shënuan Mirel Çota në minutën e 36-të dhe Mumajesi në të 75-tën.
Kujtojmë që Elbasanit i mjaftonte 1 pikë për të qëndruar në Kategorinë e Parë, megjithatë tashmë skuadra e trajnerit Dosti e sheh veten në Kategorinë e Dytë.
Poll