
Elis Bakaj është tashmë zyrtarisht lojtar i ekipit të Shakhtor Soligorskut, në Bjellrusi. Lajmi është bërë i ditur nga vetë menaxheri i lojtarit, Andi Matraxhiu, nëpermjet një postimi në Facebook.
"Elis Bakaj është zyrtarisht lojtar i Shakhtor Soligors.
Siç ishte lajmeruar nga agjensia jone, transferimi i tij ishte thjeshte çeshtje proçedurash sipas rregullave te shtetit bjelloruse dhe systemit te federimit on-line TMS."
Gjithçka tani eshte e rregullt dhe lojtari mund te aktivizohet ne ndeshjen premiere ne fundjave ndaj Dinamo Brest.
EFA", shkruhet në njoftimin e agjensisë që menaxhon Bakajn, "EFA".
Për Bakajn u përfol se nuk do të transferohej në Bjellrusi, pasi Kukësi kishte bojkotuar largimin e tij, por këto lajme kanë qenë të rreme.