Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Lajmi i fundit/ E duan në të gjithë Europën, më në fund De Biazi i bën vend në kombëtare

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ E duan në të gjithë Europën, më në

Pas shumë e shumë diskutimesh, më në fund De Biazi ka vendosur ta bëjë pjesë të rëndësishme të kombëtares mesfushorin e Viteses, Milot Rashica. Ai mësohet se është përfshirë në listën e të grumbulluarve për ndeshjen miqësore me Marokun dhe ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Maqedonisë. Rashica pritet të bëhet titullar i rëndësishëm i kombëtares gjatë kualifikueseve të Botërorit 2018.

Futbollisti i talentuar, i cili deri më tani ka qënë pjesë e kombëtares U-21, u grumbullua nga De Biazi në listën me 27 lojtarë para EURO 2016, por nuk e bindi trajnerin për t'i besuar një vend në 23-shen përfundimtare. Vendimi i De Biazit për ta lënë jashtë Europianit Rashicën u prit me reagime të ndryshme në opinionin sportiv.

Rashica është një temë e nxehtë edhe në merkato teksa mediat hollandeze e bëjnë të larguar nga Vitese për në Serinë A.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga