
Partizani do të zhvillojë një fazë përgatitore në Antalia të Turqisë. Skuadra e drejtuar nga Sulejman Starova tashmë ka marrë pushimet, por në datë 4 janar priten të grumbullohen për të nisur përgatitjet për gjysmën tjetër të sezonit. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i kuq bën me dije:
" Fenerbahçe dhe Qabala kundërshtarët në Antalia
Fenerbahçe dhe Qabala do të jenë dy kundërshtarët e 15-të herë kampionëve të Shqipërisë përgjatë fazës përgatitore që skuadra do të zhvillohet në Antalia të Turqisë. Testet miqësore do të luhen në datat 11 dhe 13 Janar dhe tashmë të dyja këto skuadra kanë konfirmuar përballjet miqësore me të kuqtë", shkruhej në njoftimin e klubit të kuq në faqen zyrtare.
Kujtojmë që Partizani e mbylli 2 fazat e para të Superiores në vendin e 2-të. Tashmë të kuqtë po përgatiten që të zhvillojnë një fazë përgatitore, në mënyrë që të arrijnë objektivin, titullin kampion.
[gallery columns="1" size="full" ids="68542"]