
Sot në mëngjes, policia ka kryer arrestimin e disa personave të cilët kanë shkuar në stadiumin "Selman Stërmasi" për të prishur fushën m,e qëllim që ekipi i Partizanit të mos luajë aty.
Nga kjo situatë e tensionuar, vetëm përpara ara pak minutash drejtuesit e klubit të Partizanit dhe tifozë të kuq kanë kryer një takim me Policinë e Tiranës për mbarvajtjen e takimit që do të luhet në "Selman Stërmasi".
Sipas burimeve të policisë, të kuqtë kanë dhënë garancinë e tyre se prej tifozerisë dhe klubit të Partizanit nuk do të ketë asnjë incident apo provokim.
Nuk dihet ende nëse policia do të kryejë takim me drejtues apo tifozë të Tiranës, për të siguruar që takimi do të zhvillohet normalisht.
Poll