
Në 28 mars Kombëtarja do të luajë kundër Bosnjë Hercegovinës, ndeshje e vlefshme si miqësore. Përmes një njoftimi në uebsajtin zyrtar, Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije që kanë dalë në shitje biletat online, ndërsa të hënën gjenden edhe në dyqanin zyrtar pranë FSHF-së.
"Federata Shqiptare e Futbollit njofton për të gjithë tifozët që ka nisur shitja e biletave online, për të gjitha kategoritë për ndeshjen miqësore të 28 marsit në “Elbasan Arena”, mes skuadrës përfaqësuese të futbollit dhe kombëtares së Bosnjes. Në faqen zyrtare të FSHF-së në sitin e saj në internet, linku ka nisur shitja e biletave, teksa prej ditës së hënë do të mund ti gjeni ato edhe pranë dyqanit zyrtar të FSHF-se. Ndeshja do të luhet në orën 18.00 në 28 mars në Elbasan", shkruhej në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.