
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka zbardhur vendimin për dënimin e Skënderbeut me pezullimin për një vit nga Kupat e Europës. Organi më i lartë i drejtësisë sportive ka argumentuar se disa nga veprimet e ndodhura në katër ndeshjet e Kupave të Europës janë një provë e qartë për manipulime të rënda nga kampionët e Shqipërisë. Newsport.al ka përshtatur vendimin e detajuar të CAS-it teksa shkruhet:
"UEFA pretendon se ka më shumë se 50 objektiva, raporte bastesh ende dyshuese për llogari të klubit që derivojnë nga BFDS. Sipas UEFA, më shumë se 99 përqind e klubeve të futbollit nuk janë përmendur në ndonjë raport bastesh, aty ku Klubi është përmendur më shumë sesa cdo klub tjetër në Evropë.
UEFA gjithashtu argumenton se disa nga veprimet që kanë ndodhur në pitch janë gjithashtu një provë e qartë për manipulime të rënda, me një mungesë të fortë respekti për komunitetin e futbollit dhe për principet kyce të sportit. Ka edhe pamje filmime për të mbështetur këto konkluzione.
Sipas UEFA, tendenca për të gjitha këto ndeshje është gjithmonë e njëjta, sikurse ka pasur sulme për manipulime për të përfunduar tek përfitimet kriminale të basteve në një shkallë globale të habitshme. Kjo shkallë ka qenë kaq alarmante sa bookmakers në të gjithë botën kanë hequr ndeshjet e këtij klubi nga listat e tyre të basteve dhe disa të tjerë edhe kanë refuzuar që të ofrojnë baste në lojërat e tyre të futbollit.
Në argumentat e veta UEFA mbështetet fort në katër ndeshje të Klubit që kanë ndodhur në kompeticionin europian
Crusanders FC v Skënderbeu (UEFA champions League 21 qershor 2015)
NK Dinamo Zagreb v Skënderbeu (UEFA Champions League, 25 gusht 2015)
Sportin Clube de Portugal v Skënderbeu (UEFA Europa League 22 tetor 2015)
Skënderbeu v FC Lokomotiv Moskva (UEFA Europa League 10 dhjetor 2015)".
Ndërkohë që në ndeshjen ndërmjet Crusanders dhe Skënderbeut e luajtur me 21 korrik të 2015-tës, ka dyshime të arsyeshme për golin e katërt teksa argumentohet si më poshtë:
"Crusanders FC -Skënderbeu 21 korrik 2015 3 -2
Ka evidence dyshuese bastesh live gjatë gjithë periudhës finale të ndeshjes me një linjë pikësh tek 1:2, pavarësisht se 78 minutat e hapjes së lojës u luajtën në mënyrë krejt të rregullt. Gjatë kësaj periudhe përmbyllëse ka një vështrim të qartë bastesh të paktën për një gol tjetër të shënuar, edhe pse ka pasur kohë të mjaftueshme në dispozicion në krijimin e mundësive për të shënuar. Kjo siguri në golin e katërt të shënuar nuk mund të justifikohet thjesht nga ndonjë shkallë e aksioneve të ndeshjes dhe sjellja e goditjeve në market tregon që baste të rënda ishin duke u vendosur për këtë gol.
Eshtë tërësisht jo e rregullt për bastexhinjtë që të mbeten kaq konfidentë në një gol të vonshëm që ai të mund të bëhet, që nuk shkon njëlloj me mungesën e kohës për lojën dhe të dëshmitarëve live në tregjet e basteve që u corientuan në këtë mënyrë dhe nga shqetësime serioze për integritetin. Duke parë limitet e mëdha të basteve në tregjet aziatike për një fiksim rezultati të këtij kalibri, është shumë e qartë se shuma të mëdha parash u vendosen në baste të paktën për një gol të shënuar", shkruhej në vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv. / NEWSPORT.AL/