“Harrojeni Veratin, nuk do të vijë te Bajern Mynih”. Kjo ishte fraza e trajnerit të bavarezëve, Karlo Ançeloti për mesfushorin italian, që përflitej se do të shkonte te “rekordmenët”.
Por, tërheqja e Bajernit nga gara për mesfushorin e PSG-së i ka hapur rrugën e lirë Juventusit.
Mediat italiane raportojnë se bardhezinjtë do të provojnë gjithçka për gjithçka dhe janë gati të japin 80 milionë euro për mesfushorin e Kombëtares së Italisë.
Në verë, Juventus mund të bëjë një transferim “big”, ashtu si me Gonzalo Higuain.