
Lajme të mira për Kukësin dhe trajnerin Longo. Edi Basa dhe Eugen Sula kanë arritur që të mposhtin Covid-19. Skuadra verilindore bëri me dije disa ditë më parë se 7 lojtarë dhe 3 anëtarë të stafit ishin infektuar me virusin dhe për këtë arsye kërkuan shtyrjen e ndeshjes që është miratuar nga FSHF-ja.
Sot, stafi teknik ka marrë lajmin se Basa dhe 18-vjeçari janë shëruar dhe do të jenë gati për t’u bashkuar me ekipin në stërvitje. Kukësi do të luajë ditën e mërkurë ndeshjen e javës së 16-të ndaj Dinamos, ndërsa me shumë mundësi ky takim do të luhet në stadiumin “Kukës Arena” teksa do të bëhet edhe inagurimi i impiantit të ri.
Poll