Eros Grezda ka lënë pas dëmtimin që pësoi dy muaj më parë. Sulmuesi anësor i Kombëtares shqiptare ka filluar pregatitjet me pjesën tjetër të skuadrës. Është vet Grezda që ka postuar një foto në Instagram nga qendra stërvitore dhe shprehet i lumtur për rikthimin e tij. Lojtari i Kombëtares shqiptare ka arritur të shënoi 2 gola në 10 ndeshje për Rangers, por nuk ka fituar ende një vend titullari në skuadrën që drejtohet nga Steven Gerrard.
Një lajm i mirë dhe për Kombëtaren shqiptare që në prag të sfidës me Turqinë do të ketë edhe një tjetër lojtar të gatshëm pasi Grezda është një pjesë e rëndësishme e skuadrës së Panuçit.

Poll