
Pas barazimit ndaj Atalantës, Napoli do të ketë një tjetër ndeshje të rëndësishme, këtë herë përballë Romës. Ditën e nesërme në orën 15:00 do të luhet sfida e parë e Serie A, mes Napolit dhe Romës. Për këtë takim, skuadra napoletane nuk do të ketë në pankinë trajnerin Ançelotti pasi skualifikimit në ndeshjen e mesjavës.
Por lajme të mirë janë reparti I mbrojtjes, pasi Manolas dhe Hysaj janë gati dhe janë ftuar në këtë ndeshje nga trajneri Ançelotti. Tashmë nuk ka më dyshime që mbrojtësi shkodran ka lënë pas dëmtimin e tij dhe është gati për skuadrën. Një lajm padyshim I mirë edhe për Kombëtaren shqiptare në prag të dy ndeshjeve të muajit nëntor ndaj Andorrës dhe Francës.
Portierët - Karnezis, Meret, Ospina.
Mbrojtësit - Di Lorenzo, Hysaj, Koulibaly, Luperto, Manolas, Maksimovic, Mario Rui, Tonelli.
Mesfsuhorët- Callejon, Elmas, Fabian Ruiz, Zielinski.
Sulmuesit- Gaetano, Insigne, Llorente, Lozano, Mertens, Milik, Younes.