
Lajme jo të mira nga Interi, trajneri Antonio Conte humbet Radja Nainnggolan për sfidën e nesërme ndaj Sassuolos. Mesfushori belg nuk do të jetë I gatshëm për skuadrën zikaltër për shkak të një problemi muskular.
Interi në faqen zyrtare ka bërë me dije se Nainnggolan për shkak të lodhjes së shputës në këmbën e tij të djathtë e për këtë arsye është lënë pushim deri në momentin që do të jeë rikuperuar plotësisht. Belgu nuk është preferuar si titullar nga Conte në ndeshjet e fundit, por është futur në fushë si zëvendësues. Një mungesë jo e vogël duke parë që mesfusha e Interit nuk po kalon një moment të mirë në këto momente dhe kjo u pa ndaj Real Madrid në Champions.
Poll