Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajm i mrekullueshëm për TIRANËN, 3 titullarët e kampionëve marrin ftesë nga Kombëtarja

Shkruar nga NEWSPORT

Erjon Hoxhallari, Visar Bekaj dhe Taulant Seferi kanë marrë ftesë për ndeshjet e qershorit nga kombëtarja shqiptare dhe ajo kosovare.

Lajmi bëhet me dije nga klubi kampion që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar lajmëron se kapiteni i kryeqytetas dhe sulmuesi janë vlerësuar nga trajneri Edi Reja.

Kësisoj ata do të kontribuojnë për ngjyrat kuqezi në sfidat e ardhshme. Sakaq edhe portieri Visar Bekaj do të luajë me Kosovën. Në njoftimin e bërë në faqen zyrtare të Tiranës thuhej:

“Lojtarët Erjon Hoxhallari, Visar Bekaj dhe Taulant Seferi kanë marrë ftesën e grumbullimit nga Kombëtarja A dhe përfaqësuesja e Kosovës. Ata do të jenë në shërbim të trajnerëve përkatës për të dhënë kontributin e tyre në përballjet e radhës. I urojmë suksese ekipeve!”

Njoftimi i klubit bardheblu
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga