Mërgim Mavraj është larguar nga Greqia disa ditë më parë edhe është bashkar me skuadrën e Ingolstadt në Bundesligën e Dytë gjermane. Mirëpo për mbrojtësin e kombëtares shqiptare gjërat nuk kanë shkuar apsak mirë, sepse ka pësuar një frakturë në dorën e tij, duke u larguar kështu nga stërvitja.
Pas kontrolleve të kryera, shtatlarti ka bërë edhe një operacion të menjëhershëm, por nuk dihet sa do të mungojë në fushën e blertë.
Ja edhe deklarata e klubit të Mavrajt:
"Fatkeqësisht, nënshkrimi ynë i ri Mergim #Mavraj ka pësuar një dëmtim të dorës në stërvitje. 32-vjeçari mungon në njësitë e ardhshme. Ne ju dëshirojmë një shërim të shpejtë", shkruan klubi.
Poll