Bayern Munich ka marrë një lajm të keq. Mbrojtësi Benjamin Pavard ka mbyllur sezonin prej dëmtimit dhe nuk do jetë I gatshëm për 5 ose 6 javët në vijim. Në këtë mënyrë, bavarezët nuk do kenë shërbimet e francezit për ndeshjet e Champions ndaj Chelseas.
Pavard është padiskutim zbulimi I sezonit te gjigantët e Gjermanisë, duke blinduar prapavijën me cilësitë e tij. Trajneri Flick do të duhet të bëjë pa Pavard në ndeshjet e Champions, duke kërkuar mes grupit zëvendësuesin ideal të 24 vjeçarit.