
Lokomotiva e Zagrebit ka barazuar ndeshjen e parë ndaj finlandezëve të RoPS në transfertë me rezultatin 1-1. Tre futbollistët shqiptarë e filluan si titullarë takimin e vlefshëm për turin e dytë kualifikues të Europa League, teksa Çekiçi dhe Prenga laujtën 90 minuta ndërsa Grezda u zëvendësua në minutën e 66.
Lokomotiva kaloi e para në avantazh falë një autogoli të Jahman në minutën e 73, por ishte sërish Jahman që barazoi në të 87-n. Me këtë rezultat kroatët janë më pranë kualifikimit pasi ndeshjen e kthimit e luajnë në shtëpi.
Poll