Tirana ka rinisur përgatitjet për sezonin e ri 2016-2017. Pas kthimit nga faza përgatitore në Serbi, ditën e sotme bardheblutë janë vënë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja, duke nisur seancën stërvitore në kompleksin "Skënder Halili". Ajo që bie në sy në këtë seancë, është bashkimi me skuadrën i Gjergj Muzakës.
Mesfushori i djathtë rikthehet pas dy muajsh jashtë fushës së blertë. Muzaka duket se e ka kaluar dëmtimin dhe tashmë do të jetë i gatshëm për sezonin e ri, që pritet të startojë në fillim të shtatorit.
Gjergj Muzaka iu bashkua skuadrës së Tiranës në sezonin 2015-2016, ku është aktivizuar në 29 takime dhe ka shënuar pesë gola.
Galeria fotografike ()
Poll