
Prej ditësh përflitej për një transferim të mundshëm të dy lojtarëve të Erzenit te Besëlidhja dhe në fakt sot nuk përflitet më pasi lojtarët Jurgen Goxha, i cili luan në rolin e mbrojtësit, si edhe mesfushori Orian Xhemalaj Nga mesdita e sotme janë zyrtarisht pjesë e skuadrës Lezhjane, pasi para pak minutash kanë firmosur kontratën me presidentin Noka. Beslidhja prej vitesh tenton vazhdimisht të ngjitet në Elitë, por që nuk ka arritur ta realizojë. Me këto dy ofrime lezhjanët krahas fuqizimit të grupit të tyre me lojtarë cilësorë, po synojnë të dobësojnë edhe skuadrat e tjera rivale rivale të grupit A, në mënyrë që ta kenë më të lehtë realizimin e objektivave në sezonin e ardhshëm.
[gallery columns="1" size="full" ids="14325"]