
Skuadra e Laçit nuk do të ndalet në këtë merkato verore. Teksa kanë afruar në skuadër shumë futbollistë, kryesisht të huaj, drejtuesit kurbinas po mendojnë edhe për një qendërmbrojtës. Por tashmë ata kanë hedhur sytë nga tregu vendas, pasi në skuadër ka një numër të lartë të huajësh.
Nuk bëhen të ditur emra konkret, por pas largimit të Shetës stafi teknik ka projektuar një tjetër shtatlartë për mbrojtjen laçiane. Zhvillime të reja pritet të ketë në orët në vazhdim.
Poll