
Kategoria Superiore ka marrë dritën jeshile, ndërsa 3 qershori do t'i gjejë skuadrat në fushëne lojës, duke rinisur gjithçka aty ku e lanë, në javën e 27 të edicionit 2019-2020. Ekipi i Laçit pret në shtëpi Teutën, ndërsa trajneri shkodran i bardhezinjve është me sytë nga Durrësi, për të gjetur të metat te kundërshtarët.
Laçi synon Europën këtë edicion, ndërsa rezultatet e përligjin investimin e klubit. Edhe sot pasdite kurbinasit kanë vijuar stërvitjen, ndërsa në dyshim për duelin e së mërkurës në orën 17:30 mbetet Kyrian Nëabueze, afro-amerikani që vuan një dëmtim në gju.
Poll