Kategoria Superiore do të mbyllë javën e 13 me takimin e orës 18:00. Në "Elbasan Arena" do të përplasen dy ekipe që javët e fundit kanë treguar karakter dhe dëshirë për kreun. Të kuqtë e italianit Lerda kryesojnë kampionatin, me kurbinasit që udhëtojnë drejt Elbasanit për t'iu prishur punë.
Ekipi I Laçit vijon të jetë I grumbulluar për ndeshjen e mbrëmjes, duke u shfaqur vetëm disa hapa larg nga hoteli ku "Demat" qëndrojnë në kryeqytet. Në postimin e laçianëve mbizotëron fjala "relaks", duke treguar harmoninë mes grupit. Ekipi shfaqet I qeshur dhe I karrikuar për përballjen me kampionët, duke tentuar surprizën në këtë javë. Trajneri Cungu ka dashur të qetësojë të tijët mentalisht, duke I marrë "për dore" në shëtitjen e paradites nga Kodrat e Liqenit në Tiranë. Laçi mban vendin e pestë, vetëm tre pikë larg Partizanit.
Postimi i Laçit:
