Laçi luan me moldavët e Petroclub në “Elbasan Arena”. Të enjte në 20:00, të besuarit e Shpëtim Duros do kërkojnë të kalojnë më tej në Conference League, me duelin e parë që përfundoi 0-0.
Për këtë duel, kurbinasit kanë nxjerrë në shitje edhe biletat. Pas porte çmimet e tyre janë 600 lekë, ndërsa në tribunën përballë asaj kryesore 1000 lekë. Tribuna VIP kushton 2000 lekë. Bie në sy se Laçi ka vendosur çmime më të larta se Tirana dhe Partizani që luajtën në “Air Albania”.
Biletat për duelin e Laçit shiten pranë “Selman Stërmasit” në kryeqytet dhe në stadiumin e Elbasanit.

Poll