Tashmë Gavi do të konsiderohet si lojtari i ekipit të parë të Barcelonës. La Liga prej kohësh i ka refuzuar kërkesën katalansve për të regjistruar talentin spanjoll si lojtar të skuadrës së parë, ndërsa tashmë blaugranat kanë fituar të drejtën në gjykatë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi blaugrana nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku njoftohet se tashmë Gavi është regjistruar si lojtari i ekipit të parë, ndërsa kujtojmë se deri tani mesfushori ka luajtur si futbollist i akademisë.
“Sot, Gjykata Tregtare Nº10 në Barcelonë ka marrë një vendim duke rënë dakord për miratimin e masës së pazakontë, të përkohshme që konsiston në ‘thirrjen e Ligës Spanjolle të Futbollit (LFP)’ të bëjë gjithçka që është e nevojshme në mënyrë që lojtari Pablo Paez ‘Gavi’ të mund të regjistrohet si lojtar i Ekipit të Parë të FC Barcelona para mbylljes së afatit kalimtar dimëror.
Vendimi vjen pas një kërkese të bërë nga FC Barcelona të premten e kaluar, në dritën e refuzimit të organit përkatës të LFP për të pranuar regjistrimin e lojtarit, pavarësisht se Klubi konsideron se të gjitha kërkesat e nevojshme ishin përmbushur për ta bërë këtë, ashtu siç ka thënë Gjykata.
La Liga është njoftuar për vendimin e marrë nga gjykata dhe lojtari tani mund të regjistrohet si lojtar i ekipit të parë”, përfundon njoftimi i Barcelonës.
FC Barcelona statement on Gavi’s registration
https://t.co/B3Dz8vyqNc pic.twitter.com/QtvUsv5u8z— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 31, 2023