
Barcelona nuk ka mundur të regjistrojë në federatën spanjolle afrimet e reja në merkato. Katalanasit shpenzuan 100 milionë euro për blerjen e Lewandowskit nga Bayern Munich dhe Raphinha nga Leeds, duke bërë që fair-play financiar të hyjë në punë.
Gazetari Alfredo Martinez nga Spanja bën me dije se La Liga nuk do regjistrojë lojtarët, me pagat e tyre dhe shpenzimet e Barçës që janë të larta. Tanimë gjithçka është në dorë të de Jong, që në rast se nuk dëshiron të largohet do duhet të ulë në mënyrë drastike pagën.
Vetëm kështu Barça do ketë alternativë për të regjistruar lojtarët e rinj. Kujtojmë se edhe vitin e shkuar në verë, Barça pati të tilla probleme financiare me fair-play, që sollën edhe largimin e Messit te PSG.