Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Ky rezultat na kënaq”, Arapi shpalos objektivat:  Synimi jonë është Kupa, edhe në kampionat do bëjmë mirë

Shkruar nga NEWSPORT
“Ky rezultat na kënaq”, Arapi shpalos objektivat:  Synimi

Teuta ia doli të mundë 0-1 Skënderbeun në Korçë, në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Akti i parë i kësaj faze u vendos nga Rubin Hebaj, i cili realizoi gol pas një ore lojë. Korçarët u përpoqën të reagonin, por nuk vendosën dot ekuilibrat. Menjëherë pas 90 minutëshit për mikrofonat e Gol Pas Goli folën trajnerët e të dyja skuadrave, teksa dhanë mendimet e tyre për atë që u pa në fushë. Tekniku i durrsakëve, Renato Arapi u shpreh:

“Varka e shpëtimit është Kupa. Për momentin synimi jonë është Kupa. Ky rezultat na kënaq. Ky rezultat na kthen besimin te ekipi. Ekipi duhet të ishte i ngjeshur dhe kështu bëri. Dalëngadalë do përmirësohemi në shumë aspekte.

I vendosëm të dy Vilat afër qendërmbrojtësve, duke ditur që luajmë me 5 mbrojtësa. Në këtë menyrë, ne do ushtronim presion te ata. Shpresoj se do të vazhdojmë kështu dhe të bëjmë disa gjëra akoma edhe më mirë.

Kjo fushë nuk të le shumë të luash futboll. Nëse do jetë kështu fusha, gjithçka mund të vendoset edhe nga episodet. Duke parë edhe ekipin që kemi, do bëjmë mirë edhe në kampionat. Duhet ta regullojmë lojën e grupit në mbrojtje” – tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga