Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

“Ky është urimi i Enver Hoxhës për Brazilin kampion”, Murrizi bën krahasimin epik mes dy kohëve

Shkruar nga NEWSPORT
“Ky është urimi i Enver Hoxhës për Brazilin

Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, ka bërë një krahasim epik të marrëdhënieve të qeverisë shqiptare me Amerikën së fundmi, me urimin e ish-diktatorit Enver Hoxha për kombëtaren e Brazilit, që fitoi Botërorin në 1970.

Postimi i Myslim Murrizi:

"Çfarë udhëheqësash ka patur ky vend dhe ky popull! Kur Brazili ka fituar kampionatin në vitin 1970, ky ka qenë urimi më epik i kreut komunist Enver Hoxha për kryetarin e partisë komuniste të Brazilit.

Urime thotë se jua futëm kapitalisto-revizionisteve dhe lavdi marksizëm-leninizmit.

Dhe imagjinoni që në 32 vjet post-komunizëm, Shqipëria dhe shqiptarët udhëhiqen nga pjella biologjike ose politike e këtij “tifozi” të “madh” të Brazilit dhe ne themi pse nuk funksionon demokracia, apo pse nuk na pranon BE?

Shyqyr që nuk ka fituar ndonjë kampionat Amerika në këto 32 vite, se do kishim patur të njenjtin tip apo model urimi nga “liderat” e këtyre viteve”, shkroi Murrizi.

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga